I aktivizuar titullar ndaj Salzburg, Rade Krunic qe gjeti edhe golin e qetesise sapo nisi pjesa e dyte dhe i dha Milanit keshtu nje tjeter garanci per te kaluar, ka theksuar se sa e rëndësishme ishte për Milanin që të rikthehej te fitorja pas humbjes kundër Torinos duke mposhtur Red Bull Salzburgun 4-0 për të arritur në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Milani hyri në ndeshjen kundër kampionëve austriakë duke e ditur se një fitore por edhe nje barazim do të mjaftonin për të vulosur një vend në 16-shen e fundit të kompeticionit dhe e bëri këtë në mënyrë të prerë në fund, duke shënuar katër herë. Olivier Giroud shenoi dy gola dhe dha dy asist. Mes tyre, pasimi i arte per Krunic brenda zone, ku boshnjaku realizoi me koke…
Krunic foli për Prime Video pas ndeshjes për të reflektuar mbi performancën dhe golin e tij të parë në San Siro për Milanin. “Nuk u befasova me aktivizimin sepse trajneri më zgjedh shpesh në ndeshje të rëndësishme. Ndoshta duhej një mesfushor shtesë në mes të fushës per te qene me te balancuar ne ate sektor. Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, kemi dominuar. Kjo fitore na jep besim pas ndeshjes së keqe ndaj Torinos”, tha ai.
Me pas, Krunic foli edhe per MilanTV. Goli i parë në San Siro? “Është e lehtë për mua të kujtoj golat e mi, sepse nuk kam shumë. Ishte një emocion unik të shënosh para tifozëve tanë në Champions League. Do të luaj me më shumë besim te vetja pas ketij goli dhe besoj se do te jete dicka e mire”.
Për rrugëtimin: “Kam disa vite këtu, por jemi rritur shumë. Kur erdha, Milani nuk ishte në Champions League, ne duhej të fitonim besimin e tifozëve. Në fund e fituam. Grupet ishin një nga synimet tona, tani i kemi kaluar, nuk vendosim kufij, mund të luajmë me këdo dhe te provojme te bejme sa me mire”.
Pas golit pati nje gjest drejtuar te pankina. Krunic e zbulon se kujt i drejtohej: “Një dedikim për Brahim Diaz! Herën tjetër kur shënoi ndaj Monza-s duhej të ma dedikonte mua, por nuk e bëri sepse ishte i emocionuar dhe e harroi… Gjithsesi une ia dedikova golin sepse ashtu kishim rene dakord (qesh)”.
Për angazhimet e radhës: “Nga nesër mendojmë për Spezian, mendoj se trajneri tashmë po mendon direkt për Spezian dhe nuk po feston. Nga nesër e harrojmë këtë ndeshje dhe mendojmë me të gjitha forcat për sfiden e kampionatit, pasi vijme nga nje humbje”.