Analiza e Sacchit: “Milan, je thuajse gati, por duhet edhe një gjë e fundit. Historia në futboll shtyn…” Ka elozhe për Leao

Pas nëntë vitesh të gjata, Milani është rikthyer në mesin e 16 më të mirëve në Evropë: falë fitores së mbrëmshme 4-0 kundër Salzburgut në San Siro, kuqezinjtë përfunduan të dytët në Grupin E të Ligës së Kampionëve dhe siguruan keshtu kalimin për raundin e 16 ne tentativen e dyte, pasi vjet e mbyllen ne vend te fundit ne grup.

Krahasuar me paraqitjen e keqe të së shtunës në Torino ndaj djemve te Juric, ndaj austriakëve në San Siro pamë një skuadër krejtësisht të ndryshme në shpirt dhe sidomos ne agresivitet per te sulmuar dhe per te rikuperuar topat e dyte qe jane te rendesishem.

Ish-trajneri i kuqezinjve, Arrigo Sacchi, komentoi fitoren e djeshme 4-0 kundër Salzburgut në faqet e Gazzetta dello Sport: “Milani, me një performancë të përkushtuar dhe sidomos me sasi, me meritë mundi Salzburgun dhe e kapërceu raundin. Unë admirova frymën e ekipit: askush nuk u tërhoq, të gjithë luftuan, madje edhe Leao.

Nëse vazhdon kështu, portugezi nuk do të pendohet nga karriera e tij: e uroj vertet te vazhdoje ashtu. Por Milani ka nevojë për unitet më të madh. Mendoj se kuqezinjtë kanë gjithçka për të qenë në gjendje të rriten dhe kjo është një pikë e rëndësishme nga ku të fillohet.

Dhe pastaj, për të shtyrë Milanin, nuk duhet harruar kurrë, ekziston ajo histori e lavdishme. Dhe, e kam thene edhe here te tjera, historia në futboll ka shumë rëndësi sepse te jep ate motivim me shume dhe kundershtarit shpesh ate frike qe eshte e pashmangshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *