I intervistuar nga gazetaret e Amazon Prime Video, mesfushori kuqezi qe sonte do te zbrese ne fushe titullar ndaj Salzburg, Sandro Tonali prezantoi ndeshjen si më poshtë: “Pse mund të arrijmë në raundin me eliminim direkt? Kemi një sezon më shumë brenda nesh, kemi më shumë përvojë në Evropë dhe jemi më të pjekur.
Kjo në Evropë do te thote shumë.. Tashmë këtë vit e ndjemë në fushë”, u shpreh mesfushori kuqezi qe do te jete nga minuta e pare me shokun e repartit, Bennacer, i cili ende nuk ka rinovuar dhe kontrata i skadon ne veren e vitit 2024. Tonali ka nje mesazh qe duhet te shkoje te Paolo Maldini, Gazidis dhe sidomos Gerry Cardinale.
“Isma është një pikë referimi për të gjithë, sepse ai na jep shumë kohë loje dhe shpesh e kërkojmë me pasime duke e ditur se do te beje diferencen. Nuk e di për rinovimin, sepse nuk eshte argument qe me perket, por shpresoj të gjejnë një marrëveshje sepse ai është mirë këtu me ne dhe ne e duam atë te vazhdoje te luaje te Milani”.
Për rinovimin e Piolit: “Ne e uruam, është e rëndësishme të dimë që ai është aty dhe nuk bëhet fjalë për të. Të kesh një pikë referimi të tillë në pankinë është e rëndësishme për çdo lojtar. Për mua ishte sepse ne bëmë një udhëtim së bashku në të cilin ai më ndihmoi dhe e falënderoj përsëri për këtë”.
Për Ligën e Kampionëve: “Çdo herë më ndodh të shoh video të viteve të kaluara që janë shumë të rëndësishme për Milan në Ligën e Kampionëve dhe dje më ndodhi të rishikoja videot me Ancelottin në pankinë. Dhe kjo te jep ato emocione që po përjetoni aktualisht dhe deshironi t’i perjetoni ne fushe dhe jo nga tv”.
Për kthimin në fitimin e Champions League: “Gjithçka varet nga ne. Thjesht duhet të luajme çdo ndeshje për ta fituar atë dhe kjo mund të na çojë drejt qëllimeve të mëdha. Nuk duhet te jemi kurre te kenaqur dhe kjo eshte ajo qe i gjithe grupi duhet te beje sa here futet ne fushe”.