“Sport” – Barcelona-Milan, sfida e hapur për lojtarin e Premier League!

Prej disa kohësh, Barcelona është në gjurmët e futbollistit te Itallise dhe Chelsea-t, Jorginhos, regjizori italo-brazilian, të cilit i skadon kontrata me blutë në qershor të vitit të ardhshëm. Lojtari u kërkua konkretisht nga trajneri i ‘blaugranëve’ Xavi dhe tani gazeta e Barcelonës ‘Sport’ shkruan se negociatat me agjentët e futbollistit tashmë janë duke u zhvilluar mirë.

Barça nuk do ta kishte problem që Jorginho të mbërrinte në janar, por italo-braziliani ka bërë të ditur se dëshiron të përfundojë sezonin me Chelsean. Por sot ‘Sport’ shkruan gjithmonë se “gjëja e parë që duhet të bëjë Barcelona është të fitojë këtë sfidë të veçantë me Milanin, i cili po vë bast gjithçka për këtë lojtar”.

Në fakt, ka pasur një përfshirje të kampionëve të Italisë për Jorginhon dhe dyshja Maldini-Massara nuk heq dorë nga kjo pistë, por Barcelona është e bindur se do t’ia dalë edhe sepse në sezonin e ardhshëm futbollistik do të respektohen rregullat për qëndrueshmërinë ekonomike dhe rrogat e futbollistëve në Spanjë duhet të ‘lehtësohen’.

Milani sivjet ka vene bast te Tonali-Bennacer dhe sigurisht rezervat Pobega, Krunic dheVranckx nuk konsiderohen si nivel i larte per te bere rotacionin – te pakten ende jo. Kjo mund te shtyje drejtuesit te kontaktojne me Jorginho per te pasur edhe pak pervoje ne mesin e fushes.

Agjenti i tij nuk e ka mohuar kurre faktin se deshira e lojtarit do te ishte te kthehej ne Serie A pas aventures qe ka kaluar te Napoli i Sarrit. Pikerisht Jorginho ka nje lidhje te vecante me Italine dhe Serie A, pasi ne te kaluaren eshte kerkuar edhe nga Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *