“Nuk dua t’i di fare për kundërshtarin e shortit, jemi kampionët e Italisë”

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, komenton për Prime Video kualifikimin për në turin e dytë të Champions League: “Cilin do te gjejme ne short? Kushdo qe te jete! Jemi kampionë të Italisë dhe duhet të shkojmë sa më larg te jete e mundur”.

I kënaqur me performancën? “Po, edhe pse pesuam shumë në pjesën e parë, por ishim gjithmonë të rrezikshëm, ne luajtëm me vullnetin për të qenë të rrezikshëm duke u përpjekur të dilnim perpara me pesë lojtarë sulmues. Në pjesën e dytë pas golit të Krunic morëm kontrollin e ndeshjes. Ishte një ndeshje e shkëlqyer, jam i kënaqur”.

Ishte ndeshja që prisnit? “E kishim përgatitur keshut, duke shtrënguar pozicionin e Leaos pranë Giroud. Ndryshimet e lojës mund të na japin avantazhe, ne i shfrytëzuam mirë ato. Ne dolëm më mirë se në ndeshjen e parë”.

A mund të ngrihet niveli tani? “Nuk duhet të kemi frikë, tani po e kthejmë vemendjen direkt në kampionat. Duhet të rifillojmë pas paraqitjes së keqe në Torino. Të shtunën do të kemi një kundërshtar të vështirë si Spezia, duhet të qëndrojmë sa më afër Napolit.

Shorti do të jetë i vështirë, por unë kam lojtarë të fortë dhe këdo që gjejmë do të duhet të përballet me një Milan të bindur dhe nje Milan qe di qe ka potencial dhe sidomos guxim te jashtezakonshem. Nuk dua t’ia di fare per shortin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *