Shqipëria po vazhdon që të marrë elementet më të mira të lojtarëve që janë shpërndarë gjerësisht në Europë. Këtë herë Kombëtarja ka ftuar te U-18 edhe mbrojtësin e Sasuolos, Enriko Deri.
Ky është raportimi i fundit i ardhur nga mediat italiane, teksa Shqipëria do të përballet në dy miqësore kundër Malit të Zi në nëntor.
Kjo ishte ftesa e parë e ardhur nga kuqezinjtë për këtë lojtar që vlerësohet për paraqitjet e tij si qendër mbrojtës, por gjithashtu edhe si mbrojtës krahu.
Nderkohe Anis Mehmeti po tregon se është një djalosh me potencial të madh, pasi vazhdimësia e tij në Ligën One në Angli të bën që ta besosh një gjë të tillë.
Mesfushori i Shpresave që në janar mbush 22 vjeç ka dalluar sërish dje në ndeshjen që Ykombe ka barazuar me Port Vale, 2-2.Mehmeti ishte ai që hapi serinë e golave që në minutën e katërt, por edhe pse ekipi i tij ishte në avantazh dy herë, takimi përfundoi në barazim, ndërkohë që shqiptari qëndroi në fushë për 90 minuta.
Anis është lojtari i momentit tek ekipi anglez, ku deri tani ka shënuar 7 gola në 17 paraqitjet e tij, me klubin që e quan “MehMessi” dhe kështu i dërgon edhe një SMS Edi Rejës në lidhje me miqësoret e këtij muaji.