E kërkojnë Milan dhe Atl. Madrid, Broja iu dërgon mesazhin e qartë që tani

Armando Broja ka shuar të gjithë zërat e merkatos. Duke folur për mediet përpara sfidës së Champions League ndaj Dinamo Zagreb, sulmuesi i kombëtares shqiptare theksoi se dëshiron të qëndrojë te “blutë” e Londrës.

“Një marrëveshje e re dhe e gjatë kontraktuale me Chelsea është një mundësi e madhe për mua dhe familjen time. Ky është klubi ku kam lindur.

Unë dua të vazhdoj të përpiqem të përmirësoj veten si person dhe si lojtar. Dhe nuk ka asnjë klub tjetër më të mirë se Chelsea për të mësuar”-tha ai.

Të gjithë e dinë se Chelsea është një nga klubet më të mira në botë, prandaj është e vështirë të luash titullar. Do të mundohem ta kapërcej këtë vështirësi të madhe.

Shqipëria? Jam krenar që vij nga Shqipëria, të luaj për Kombëtaren e vendit tim është krenari e madhe”, tha sulmuesi kuqezi Armando Broja.

Me këto fjalë Armando Broja, i cili mes të tjerëve pëlqen edhe Milanin, u vetë largua përfundimisht nga tregu i transferimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *