U ngritën disa vetulla nga vendimi i Stefano Piolit për të larguar Rafael Leaon në pjesën e parë në humbjen ndaj Torinos të dielën mbrëma, por anësori e mori mirë zëvendësimin. Kështu thuhet në edicionin e sotëm të Il Corriere della Sera, i cili ka kthyer vëmendjen tek Pioli që vendosi të largonte Leaon nga loja pas vetëm 45 minutash në ndeshjen kundër Torinos.
Gjë që fillimisht e mërziti sulmuesin portugez i cili do te kishte preferuar te vazhdonte te luante. Megjithatë, gazeta citon burime pranë Leaos duke pretenduar se ai e kuptoi zgjedhjen e Piolit dhe dy arsyet që janë shfaqur si shkaku i saj. Dy arsye qe Corriere i shpjegon dhe qe duket se trajneri gjithashtu ia ka shpjeguar grupit…
E para ishte për t’i dërguar një sinjal të fortë sulmuesit dhe grupit se nëse ai mendon se një lojtar nuk është në nivelin e tyre, ai do ta ndërrojë atë me dikë tjeter që mund të ecë më mirë, por e dyta ishte ruajtja e tij në kuadër të ndeshjes kundër Red Bull Salzburg që është një lojë më e madhe dhe sigurisht që do të shohë aktivizimin titullar te Leaos.
Por, ka edhe nje tjeter arsye, ne fakt! Stefano Pioli ka provokuar portugezin pikerisht per kete arsye duke i thene se mund te bej edhe pa ty – edhe pse eshte e veshtire te ndodhe – por ne menyre metaforike, per ta ndezur me shume Leaon qe te tregoje vlerat. Te gjitha keto futbollisti i ka kuptuar.
Nuk ka ndjenje hakmarrje ndaj trajnerit por ndaj vetes dhe sidomos ndaj kritikave qe kane mberritur ne drejtim te tij keto dite pas Torino-Milan. Leao e di se ne nje mbremje si kjo e Champions League ai mund te ndryshoje fatet dhe eshte koha ta beje kete…