Me kualifikimin për në 1/8 e Champions League në xhep, Interi dhe Napoli e arriten me nje ndeshje para fundit – por edhe Juventusi, ndonëse tashmë i eliminuar – mund t’i lejojne vetes te bejne tifo edhe kunder Milanit. Diskutimi është thjesht ekonomik, duke qenë se në lojë janë të ardhurat që lidhen me të ashtuquajturin market pool, pra pjesa e të drejtave televizive që UEFA u shpërndan pjesëmarrësve në kupat e Europës.
Një shifër që ndryshon nga vendi në vend bazuar në atë se sa investojnë transmetuesit nga kombet individuale për sa i përket të drejtave televizive dhe që shpërndahet në klube në dy pjesë. E para lidhet me renditjen në ligë në sezonin e kaluar të katër klubeve pjesëmarrëse, ndërsa e dyta lidhet me numrin e ndeshjeve që çdo klub individual luan në Ligën e Kampionëve në sezon në krahasim me numrin e ndeshjeve të luajtura nga ekipet e të njëjtit komb.
Në këtë rast, pra, Interi dhe Napoli mund të mbledhin më shumë në rast se Milani ndalet në fazën e grupeve. Vlerësimet për sezonin 2022/23 që kanë të bëjnë me merkaton e skuadrave italiane flasin për një shifër totale prej rreth 40 milionë eurosh, nga të cilat 20 milionë të shpërndara për renditjen e kampionatit 2021/22 dhe pjesa tjetër për sezonin aktual te Champions.
Duke supozuar që Milani të ndalet në grupe, me Interin dhe Napolin të eliminuar në raundin tjeter (dhe duke e konsideruar Juventusin tashmë jashtë turneut) shpërndarja do të ishte: Inter: 5.7 milionë; Napoli: 5.7 milionë; Milan: 4.3 milionë; Juventus: 4.3 milionë.
Nëse, nga ana tjetër, kuqezinjtë do të hynin në fazën e 16-të dhe të tre italianët e mbetur do të eliminoheshin menjëherë në raundin e parë të fazës së eliminimit, shifrat do të ishin si më poshtë: Inter: 5.33 milionë;
Napoli: 5.33 milionë; Milan: 5.33 milionë; Juventus: 4 milionë.
Në thelb, pra, me kalimin e turit të Milanit dhe më pas eliminimin e të tre skuadrave në 1/16, Interi dhe Napoli do të mblidhnin rreth 400 mijë euro më pak, ndërsa Juventusi do të “humbte” 300 mijë euro. Një diferencë më e qartë për Milanin, i cili nga pjesa e dytë e merkatos do të fitonte rreth një milion më shumë duke kaluar jashtë grupeve.
Natyrisht, ndarja përfundimtare e pjesës së dytë të merkatos mbetet e ndjeshme ndaj rrugës së skuadrave në garë. Nëse një ose më shumë klube do të vazhdonin në turne, diferenca me klubet e eliminuara në raundet e mëparshme do të rritej në bazë të numrit të ndeshjeve të luajtura, shifër kjo që do të bëhet zyrtare vetëm kur të eliminohen të gjitha klubet italiane.