Si do te jete e ardhmja e Brahim Diaz? Siç e dimë tani, duhen 22 milionë euro për ta blere atë plotësisht nga Real Madrid, të cilët megjithatë kanë një kundër-blerje prej 27 milionë eurosh në favor të tyre. Megjithatë, kjo nuk do të ishte pengesa e vetme për kuqezinjtë.
Kjo pasi tashmë një tjetër klub i nivelit të lartë do të dëshironte të siguronte sherbimet e 23-vjeçarit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Portali qe ka raportuar portuar lajmin është El Nacional. Gazeta spanjolle shpjegon se edhe Manchester United do të ishte në gjurmët e futbollistit te rritur te Malaga dhe me pas te Akademia e Manchester City.
Trajneri holandez Erik Ten Hag ka një vlerësim të lartë për Brahim Diaz dhe do të donte t’i garantonte atij një rol te rendesishem te Djajtë e Kuq. Padyshim që kjo është një situatë e komplikuar për klubin anglez, sepse ata nuk kanë klauzola si Reali Madrid për të siguruar mesfushorin sulmues.
Ne Spanje flasin për një shifër shumë të lartë, pra 55 milionë euro. United do të duhet të përballet me një shpenzim të rëndësishëm, gjithmonë nese Milani dhe Reali janë të gatshëm të heqin dorë nga futbollistit i datelindjes 1999.
Megjithatë, gjithçka varet nga çështja e kartonit të tij dhe si do të evoluojë situata në muajt e ardhshëm. Se fundmi, jo me pak e rendesishmja, deshira e vete Brahim Diaz qe ne dy vite ne Milano eshte ambjentuar me kuqezinjte dhe do te zgjedhe me te miren e tij.