30-vjetori i krijimit të Ballistëve, Shkëndija merr vendimin e bukur për ndeshjen e radhës

Kryesia e KF Shkëndija ka bërë thirrje që sa më shumë spektatorë të vijnë të dielën në tribuna, ndërsa gjitha mjetet nga shitja e biletave do të shfrytëzohen për festën e 30-të vjetorit të “Ballistëve”.

Shkëndija të dielën në Tetovë përballet me Akademia Pandevin në kuadër të xhiros së 14-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë janë tre pikë larg kreut të renditjes tabelare dhe kërkojnë tre pikë për të kapur sa më shpejtë vendin e parë.

“Duke pritur shumë spektatorë dhe duke ditur se afron dita e festës 30-të vjetorit të themelimit të grupit të tifozëve “Ballistët”.

Ne kete menyre është vendosur që mjetet nga biletat të dedikohen në mbulimin e harxhimeve të kremtimit të përvjetorit të armatës së tifozerisë së klubit (26 tetor, Pallati i Kulturës në Tetovë)”, thuhet në njoftimin e klubit.

Me këtë rast, kryesia e KF Shkëndija ka bërë thirje që sa më shumë spektatorë të vijnë të dielën në tribuna, ndërsa gjitha mjetet nga shitja e biletave do të shfrytëzohen për festën e 30-të vjetorit të “Ballistëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *