“Turp i tyre që Kadareja nuk fitoi ‘NOBEL-in’, unë i betohem çdo ditë kushtetutës”

Pedagogia Lea Ypi u shpreh se shkrimtari Ismail Kadareja është i preferuari i saj ndërsa e ka cilësuar dhe si gjigant të letërsisë shqiptare.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se fakti që Kaderaja nuk fitoi çmimin “NOBEL” është turp për ‘Nobel’ e jo për shkrimtarin.

“Shkrimtar shqiptar për mua është Kadareja. Është gjigant i letërsisë shqiptare. Për mua nga ana e formimit letrar herët ka qenë Kadareja.

Fakti që Kadareja nuk e ka marrë Nobelin për mua është më shumë turp për Nobelin sesa për Kadarenë. Ne të gjithë të tjerët bëjmë përpjekje për t’u formuar si autorë dhe është shumë herët për të folur”- tha ajo.

Pedagogia dhe shkrimtarja Lea Ypi, tha se ajo çdo ditë i betohet Kushtetutës edhe pse nuk është në Kuvend. Këtë e tha në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, kur u pyet nëse do i futet politikës apo ajo.

“Lea Ypi i betohet çdo ditë Kushtetutës pastaj e bën apo jo në Kuvend, kjo nuk është shumë e rëndësishme, e rëndësishme është të ndjesh përgjegjësinë dhe të marrësh përsipër detyrën”- u shpreh ajo.Po ashtu ajo komentoi dhe politikën në Shqipëri, ku u shpreh se nuk e kupton se përse bëhen debatet në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *