Tonali: “Ajo fjalë do të jetë e ndaluar ndaj Salzburg! Grupi e di dhe mos gjykoni Leaon…”

Pas zhgënjimit për humbjen e keqe ndaj Torinos në Serinë A, Milani fokusohet sërish në Ligën e Kampionëve dhe në ditën e fundit të fazës së grupeve përballet me Salzburgun. Në San Siro po luhet një ndeshje që kuqezinjtë absolutisht nuk mund ta humbin, përndryshe do të eliminoheshin nga gara.

I mjafton një barazim që skuadra të ruajë vendin e dytë në Grupin E dhe të fluturojë në raundin e dytë së bashku me Chelsean, tashmë të kualifikuar dhe matematikisht i pari. Kalimi është një objektiv themelor, një hap rritjeje për të gjithë grupin.

Tifozët do të mbushin stadiumin dhe do të presin një paraqitje krejtësisht të ndryshme nga ajo e mërzitshme e së dielës në Torino. Duhet të reagohet dhe të bëhet loja që e ka karakterizuar skuadrën vitet e fundit. Kundërshtari është i ashpër dhe duhet të trajtohet në maksimum.

Në prag të ndeshjes Milan-Salzburg, Sandro Tonali dhe Stefano Pioli folën në një konferencë për shtyp në Milanello.  Tonali filloi të flasë për rrugëtimin europian të kuqezinjve në vitet e fundit: “Ne kemi bërë një rrugë që e meritojmë, ajo na përfaqëson të gjithëve. E nisëm nga fundi, nga preliminaret e Europa League dhe kemi ardhur deri këtu. Jemi ne një moment te rëndësishëm te sezonit, na jep mundësinë të përmirësohemi nga viti i kaluar dhe të arrijmë objektivin e parë”.

Presioni i ndeshjes dhe vlera e Salzburgut: “Nuk duhet të kemi frikë, presioni është i drejtë. Ata janë një ekip i fortë me karakteristika precize, kemi punuar shumë për ta dhe mbi të gjitha për veten tonë. Frika duhet lënë mënjanë. Duhet të jemi të kthjellët, të vëmendshëm dhe të përqendruar ndërsa luajmë siç dimë”.

Një hap larg turit të dytë dhe rinovimi i Piolit: “E uruam, e meriton. Kemi punuar për ndeshjen, vetëm një gjë na mbetet të bëjmë nesër. Nuk duhet të hyjmë në fushë me mendimin se mund të barazojmë, është i vetmi gabim që nuk duhet bërë. Si lojtarë të pjekur duhet të kuptojmë se duhet të fitojmë, nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër”.

Çfarë ndodhi në Torino që nuk duhet të ndodhë nesër: “Gjatë një sezoni me shumë ndeshje mund të ndodhë një mbrëmje e keqe. Pasi e nisëm mirë, nuk dinim t’i menaxhonim mirë momentet. Kështu shkoi, por ne treguam se dimë të reagojmë ndaj disfatave, duhet ta bëjmë edhe këtë herë. Duhet të dalim në fushë duke lënë mënjanë atë që ndodhi”.

Euforia për të luajtur në Champions League: “I gjithë ekipi ëndërron për një emocion të madh nesër, ne e dimë se sa e rëndësishme është loja. Vitin e kaluar nuk arritëm ta kalojmë, duam ta bëjmë tani. Do të luajmë me shumë dëshirë dhe pa emocione për ta arritur këtë objektiv me çdo kusht”.

Si është Rafael Leao: “Ai është mirë, nuk duhet të gjykohet për një ndeshje të vetme. Sot ishte shumë i qetë, nuk ka problem”. Nata e preferuar e Champions League si tifoz: “Pas finales, Milan-Manchester United 3-0 në San Siro. Një nga ndeshjet që mbaj mend më mirë dhe që më emocionon më shumë”.

Përgatitja për ndeshjen pas humbjes në Torino: “Ndonjëherë me kaq pak kohë është më mirë të përgatitemi për ndeshjen e radhës, e cila është gjithmonë më e rëndësishmja. Ne pamë se çfarë shkoi keq, u fokusuam te vetja si çdo javë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *