Sa do të fitojë Pioli pas rinovimit: shifrat dhe bonuset!

Një rinovim i merituar për Stefano Piolin, pavarësisht se e fundit ishte një disfatë për skuadrën e tij. Humbja në Torino prishi pak humorin, por dje në Casa Milan buzëqeshja u rikthye me zgjatjen e kontratës së trajnerit. Nuk ka dyshim për meritat e Piolit, i cili në tre sezone ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në rilindjen e Milanit.

Disa ditë të këqija sigurisht që ndodhin, por ambiciet mbeten shumë të larta për të ardhmen e kuqezinjve. Gjithashtu sepse gjurma e trajnerit është e qartë në lojë dhe në idetë e skuadrës dhe lojtarëve të saj. Milani është sot ndër skuadrat që luajnë futbollin më të mirë në Itali, me një identitet të qartë dhe të përcaktuar.

Pra me shpejtësi të plotë përpara me Stefano Piolin në pankinë! Trajneri nënshkroi kontratë deri në vitin 2025 dhe u shpërblye me një rregullim rroge. Shifrat e marrëveshjes së re na vijnë nga Sky Sport. Sipas Manuele Baiocchini, rritja e pagës së Stefano Piolit është 500 mijë euro, i cili do të fitojë 4.1 milionë euro neto për sezonet e ardhshme.

Por, ka edhe me shume. Ne rast te nje arritje te titullit, Kupes se Italise ose me shume akoma, nje mrekulli ne Champions League, bonuset e tij rriten ndjeshem dhe mund te prekin shifra te larta deri ne 5.5 mln euro ne sezon. Pioli e nisi fillimisht me nje rroge prej 1.5 mln eurosh ne sezon dhe me pas ne rinovimin e bere arriti te prekte 2.5 mln eurot ne sezon dhe me pas nje rregull me 3. Tani kjo eshte rritur ende.

Trajneri tha se ishte i befasuar pas nënshkrimit me shpejtësinë me të cilën u përgatit kontrata e re. Por synimet ishin të qarta prej disa kohësh dhe vullneti për të vazhduar bashkë. Milani dhe Pioli mezi prisnin të krijonin lidhjen e tyre! “Nuk ia thashe as djemve dhe ika pas stervitjes direkt ne Casa Milan. Do t’ia them ne stervitjen e te martes”, u shpreh Pioli.

“Nënshkrimi i rinovimit është gjithmonë emocionues dhe kjo është situata që doja. Falenderoj pronarët dhe drejtuesit teknik, edhe për menyren e gjetjes se kohes se nënshkrimit dhe kjo më jep akoma më shumë energji në atë që bëj dhe atë që po bëj”, tha Pioli.

Për tifozët: “Kur hyjmë në San Siro, por edhe larg tij, ata na japin një energji dhe mbështetje që ne e ndjejmë. Ne duhet t’u japim atyre kënaqësi, sepse na ndihmojnë shumë, veçanërisht në momentet delikate kur vuajmë. Aty edhe lojtarët arrijnë të marrin energjitë e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *