Rinovimi ende i bllokuar, Corriere dello Sport: “Jemi në det të hapur, pengesa dihet tashmë”

Nesër në mbrëmje Milani do të luajë kualifikimin kundër Salzburgut. Marrja e një rezultati pozitiv do të nënkuptonte sigurimin e bileltes per fazen e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve dhe për rrjedhojë edhe të ardhura të rëndësishme qe do te preknin 15 mln eurot…

Disa hyrje të tjera në arkat e klubit do të bënin të mundur pershpejtimin e disa diskutimeve dhe prioriteteve në mënyrë më vendimtare, veçanërisht një fjalimi që për momentin është, siç shpjegon Corriere dello Sport, “në det të hapur”. I referohemi bisedimeve për rinovimin e kontratës së Rafael Leaos.

Bisedime te cilat deri më tani nuk kanë pasuar përshpejtime pozitive dhe që rrezikojnë të ndërlikohen me kalimin e kohës. Edicioni i sotëm i gazetës se Romes raporton: “Milani po përpiqet të gjejë një marrëveshje me agjentët e lojtarit për të rinovuar kontratën. Maldini dhe Massara janë të sigurt, por përpjekja për të rinovuar kontratën e Leaos para Kupës së Botës po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Pas dymbëdhjetë ditësh do të përfundojë pjesa e parë e kampionatit për t’i lejuar lojtarët të bashkohen me kombëtaret e ndryshme për Kupën e Botës dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë hap konkret përpara për rinovimin e kontrates se Rafa Leao-s”. Prandaj kjo situatë nuk është e zhbllokuar, pasi kontrata e portugezit skadon në vitin 2024 dhe kjo do të bëhet problem në verë.

Më pas Corriere dello Sport shpjegon problemin që ende nuk e lehtëson marrëveshjen: “Vështirësia më e madhe mbetet dëmshpërblimi i Sportingut prej gjashtëmbëdhjetë milionë eurosh bashke me interesat, përveç një page të rëndësishme prej shtatë milionë eurosh neto në sezon. Pra, Milani duhet te beje nje investim qe prek 35 mln eurot bashke me gjoben e Sportingut”.

Nderkohe, ne takimin e fundit me avokatin e Leaos, Dimvula, ne Casa Milan, nuk kane shkuar planet ashtu si duhet te shkonin pasi babai i lojtarit ka “dezertuar” ashtu si edhe agjenti i tij Jorge Mendes, duke qene ne konflikt me Dimvula dhe duke bere edhe nje sherr perpara takkimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *