Reja nuk po i jep të paktën një shans, djaloshi shqiptar realizon golin e shtatë në Angli! Perla e radhës (video)

Anis Mehmeti ka “rrëmbyer” zemrat e tifozëve të Wycombe. Mesfushori shqiptar është bërë protagonist në takimin që po zhvillon ndaj Port Vale.

Minuta e 4 e takimit ka gdhendur emrin e Mehmetit në listën e golashënuesve për takimin e mbremëjes së sotme. Një goditje potente nga distanca ka befasuar portierin mik, duke sjellë avantazhin për Wycombe në këtë pjesë të parë.

Mehmeti ka qenë pjesë e Shqipërisë U21 por ndeshjet e fundit ka munguar për arsye që nuk u bënë asnjëherë publike, por thuhet se ka pasur krisje me trajnerin Alban Bushi.

Ai është një lojtar shumë premtues për të ardhmen, titullar i padiskutueshëm tek ekipi i tij, por te Shpresat nuk është se ka bërë diferencën në fushë.

Por me formën e treguar këtë sezon padyshim që e meriton një ftesë nga Edi Reja për ndeshjet e radhës, që do jenë 3 miqësore ndaj Katarit, Italisë dhe Armenisë.

Miqësroja ndaj Katarit do jetë si ajo ndaj Arabise Saudite, më shumë me lojtarë të Superiores, por Mehmeti mund të ishtë një provë e mirë për ndeshjet ndaj Italisë dhe Armenisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *