Nuk e dinte se ishte shtatzënë, murgesha sjell në jetë një bebe të shëndetshme

Një gjë e pazakontë që sigurisht ka bërë xhiron e rrjetit, ka ndodhur në qytetin italian Rieti – në një nga spitaIet, një murgeshë lindi një fëmijë.

Murgesha, emri i së cilës nuk dihet, ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm në një spital në Rieti mbrëmjen e së martës.

Gjegjësisht, pas dhĩmbjèvè të forta që ka ndjerë në stomak, kolegët e saj kanë thirrur ambulancën. Ajo u dërgua në spital, ku solli në jetë një fëmijë me peshë 3.5 kilogramë.

Stafi i spitalit ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht rastin. “Ata u përpoqën të mbronin privatësinë e saj, ndaj e ndanë nga pacientët e tjerë”, shkruan Ansa.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi përhapjen e lajmit në rrjetet sociale. Murgesha është me origjinë nga El Salvadori dhe i vuri fëmijës emrin Francesco, ngjashëm me emrin e papës aktuale.

Sipas AFP, murgesha dyshohet se nuk e dinte se ishte shtatzënë. Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta dhe nga më të ndryshmet, gjë mëse e pritshme për një rast si ky.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *