Nesër në mbrëmje në San Siro Milani do të luajë një pjesë të mirë të sezonit në atë që do të jetë një play-off i vërtetë i Champions-it kundër Salzburgut. Kuqezinjtë nuk duhet të humbasin ndaj klubit Red Bull nëse duan të arrijnë në raundin e 16-të.
Skuadra e Piolit në fakt për momentin është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa austriakët janë të tretët me 6. Teorikisht kjo është një situatë shumë e favorshme, duke pasur parasysh edhe se ndeshja direkte është në shtëpi, por nuk duhet nënvlerësuar që të gjithë presionet do të jenë në anën e Djallit, siç konfirmoi edhe një nga kundërshtarët.
“Ne nuk kemi asnjë detyrim për të fituar, do të ishim të lumtur nëse do të mund të vazhdonim në rrugën evropiane”, tha sulmuesi i Salzburgut Noah Okafor në një intervistë për Gazzetta dello Sport. 22-vjeçari, i cili shënoi në ndeshjen e parë, dhe që ka shënuar tashmë 3 gola në këtë edicion të Champions League, është një nga talentet më të pastra të skuadrës austriake.
Ndër deklaratat e zviceranit të lindur në vitin 2000, lexojmë edhe: “Milan? Skuader e fortë dhe klub i madh, legjendar. Të sfidosh kampionët e Italisë është një përvojë e madhe. E pres me padurim, është një ndeshje e rëndësishme, ka shumë për të fituar. Por ne do të arrijmë në Milano pa presion”.
Fraza të rrethanave ndoshta, të cilave Milani nuk duhet t’u besojë, sepse është e sigurt të vihet bast që skuadra e drejtuar nga Matthias Jaissle do të hyjë në fushë për të fituar me çdo kusht, ashtu si Okafor do të vazhdojë të jetë vendimtar, si ndeshjen e vitit te shkuar kur austriaket shkuan ne raundin e 1/16-ve: “Më pëlqejnë këto sfida. Liga e Kampionëve është e veçantë, transmeton emocione të ndryshme”.
Sa i perket te ardhmes se tij, Okafor tha: “Preferencat e mia? Nuk kam! Qoftë Anglia, Spanja, Italia apo Gjermania, çdo ligë dhe çdo klub ka një bukuri të veçantë. Kur të ketë diçka konkrete do ta vlerësojmë bashke me klubin dhe agjentin tim”.
Drejtori ekzekutiv i Salzburgut, Stephan Reiter, kundërshtari i radhës i Milanit në Ligën e Kampionëve, foli përmes faqes së internetit të klubit austriak për 4000 tifozët që priten në San Siro të mërkurën: “Ne jemi të emocionuar që kaq shumë tifozë po vijnë në Milano për të mbështetur ekipin tonë në një ndeshje të tillë.
Ndeshje e rëndësishme dhe historike! Organizimi i këtij udhëtimi me numrin më të madh të tifozëve që Salzburgu ka sjellë ndonjëherë është një rezultat i jashtëzakonshëm. Vitet e fundit jemi zhvilluar edhe më tej në këtë sektor së bashku me partnerin tonë Travel Birds dhe presim një mbrëmje të paharrueshme në Stadiumi San Siro”.