Prej disa kohësh Top-Channel ka qenë kritik për disa nga problematikat e hasura në vend. Pas vizitës që zhvilloi në Korçë ku bisedoi me të rinjtë dhe bëri propagandë për bujqësinë, kreu i qeverisë është përballur me kritikat e një prej televizioneve kombëtare në vend. Dy ishin kronikat që kritikonin punët e kreut të qeverisë, më konkretisht, për tregtimin e mollëve dhe për strehimin e personave që u shembi tërmeti shtëpitë.
Në njërën prej tyre, vetë fermerët, me zë e me figurs hedhin poshtë deklaratat e Ramës që thotë se Shqipëria po eksporotn mollë, kur në fakt, frutoret në vendin tonë, po pritet. Ndërsa kronika tjetër flet për një familje që vijon të jetojë në konteiner, pasi tërmeti i shembi banesën. Të dyja kronikaT, kryeministri Rama i ka ‘snauar’ dhe i konsideron ‘gjoba’. Për fermerët, ai shkruan se jo të gjithë presin frutorët, ndërsa për familjen që jeton në konteiner, Rama thotë se poi a ndërton bashkia shtëpinë.
Kronika e TopChannel: Janë dy nga rajonet që kanë prodhimtari më të lartë dhe kujdesen më shumë për kultivimin e frutave, mbi të gjitha me mollët. Por zhgënjimi sidomos këtë vit ishte shumë i madh për fermerët nga Shupensa dhe Gjorica, pasi sipas tyre kostot dhe mundi që është dashur për mollët, nuk po shpërblehet financiarisht, pasi tregu është përqëndruar në duart e dy tre vetave dhe grosistët duan tua blejnë mallin me çmim shumë të lirë, e për këtë arsye mollët janë të detyruar ti lënë të kalben në pemë. “Nuk ka treg, skam nxjerr akoma lekët e ilaçeve. Shiko sa mollë më kanë ngelur”. Adem Kraja i cili kultivon prej 15 vitesh mollë në Gjoricë të Dibrës tregon se gjendja ku është sot bujqësia është arsyeja pse fëmijët kanë emigruar dhe nuk e shohin të ardhmen këtu.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë!
Kronika e dytë e TopCahnnel: “Dua shtëpinë time, për fëmijët e mi…”, është kjo lutja që Dëshire Murati nga Shullazi në Milot e cila prej tre vitesh nuk e ka një çati mbi kokë, i drejton shtetit. Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, i shkatërroi banesën, që vijon të ketë ende statusin ‘e pabanueshme’ nga autoritetet. Për mëse dy vite e gjysmë, familja e saj me 5 anëtarë e ka kaluar jetën në çadër, ndërsa prej pak muajsh janë vendosur në një konteiner, në kushte tejet të vështira. Për mikrofonin e Top Channel, Dëshire Murati ka sot vetëm një dëshirë, që ajo e familja e saj të kenë një strehë ku të jetojnë, që fëmijët e saj të kenë kushte si të gjithë bashkëmoshatarët e saj për të mësuar. Kanë qenë dy vitet më të vështira të jetës sonë. Fëmijët nuk kishin ku të studionin, nuk kishin ku të laheshin, në akull borë e furtunë. Falenderoj atë që vuri dorën në zemër që na solli konteinerin, që të paktën nuk është si cadra”, tregon ajo për Top Channel, ndërsa thotë se bashkëshortin e ka të sëmurë, ndërsa vetë është astmatike. “Dua shtëpinë që fëmijët e mi të gëzohen një ditë, zemrën e kanë të copëtuar se nuk kanë ku të mësojnë, s’kanë ku të jetojnë. I bëj thirrje shtetit se dua shtëpinë time. Për shtëpinë e vjetër na kanë thënë për ta shembur. Jemi duke pritur, por ata heshtin, tokën e kemi e letra me të gjitha. Pse heshtin? Dua shtëpinë time, vetëm këtë kërkesë kam. Dua të drejtën time,” -shprehet ajo.
Statusi i dytë i Ramës: Gënjeshtra më e madhe është gjysëm e vërteta! Familja trajtohet me bonus qeraje! S’ka pranuar te levizi, bashkia i ka çuar kontenier. S’ka pranuar as të marrë grantin ta ndërtojë vetë shtëpinë që tani po ia bën bashkia. Po këto publiku s’duhet t’i dijë se duhet rrëzuar qeveria!
Gënjeshtra më e madhe është gjysëm e vërteta! Familja trajtohet me bonus qeraje! S’ka pranuar te levizi, bashkia i ka çuar kontenier. S’ka pranuar as të marrë grantin ta ndërtojë vetë shtëpinë që tani po ia bën bashkia. Po këto publiku s’duhet t’i dijë se duhet rrëzuar qeveria!