Legia e Varshavës vazhdon që të mbajë në gjirin e saj dy prodhimet e Tiranës, Jurgen Celhaka dhe Ernest Muçi, që nuk është se po iu shkon ashtu si pritej.
Mesfushori u kthye nga “internimi” pas 14 ndeshjeve. Me ardhjen e trajnerit të ri, lojtari u dërgua në ekipin e dytë të Legias ku ka qëndruar deri tani.
Megjithatë, në ndeshjen e fundit me Jagelonian, Celhaka qëndroi në stol me ekipin e parë. Shoqëri do t’i bënte edhe Ernest Muçi.
Ashtu si edhe në sezonin e shkuar, futbollisti shquhet për një super nisje të sezonit me golat e tij dhe më pas me rënien e formës, ku shpeshherë e shikon takimin nga stoli.
Vjet iu vu faji kryesor trajnerit serb që për hir të së rejtës nuk është se u soll dhe aq mirë me Mucin, jo për shkak të origjinës, por ishte një trajner problematik me sjelljen ndaj lojtarëve.
Për këtë arsye Legia e largoi në fund të sezonit dhe mori një trajner të ri, i cili e ka rikthyer ekipin në garë për titullin kampion pasi vjet rrezikonte për të rënë nga Kategoria.