Këngëtarja e shumë hiteve bën gjestin e bukur, i puth këmbët të atit të sëmurë në spital (video)

Këngëtarja latine, Shakira po kalon një fazë shumë të vështirë në jetën personale pas ndarjes me Gerard Pique-n. Mirëpo, kjo nuk mjaftoi, edhe ajo po përballet me shtrimin në spital të babait të saj.

Duket se Shakira përveçse një këngëtare e bukur dhe shumë e mirë, ka edhe aspekte të ndjeshme, të cilat nuk i fsheh. Ylli kolumbian nuk i largohet asnjë minutë nga i ati.

Madje, ajo e ka vizituar në spital dhe ka postuar një video në të cilën bën gjithçka që mundet për ta ndihmuar të ngrihet në këmbë.SHIH VIDEO

Në video, Shakira shihet teksa ndihmon babain e saj të bëjë ushtrime forcash, ndërkohë që në dhomë është edhe mjeku i tij. Ajo duket e emocionuar me babain e saj ndërsa i puth këmbët.

“Dhe jeta vazhdon mes vizitave në spital dhe kostumeve të Halloween -it”, ka shkruar Shakira në video. Në postimin e saj të mëparshëm, këngëtarja kishte postuar fotografi nga Halloween, të cilat kishte shpjeguar se i kishte bërë për fëmijët e saj pasi donte që ata të ishin të lumtur.

Kujtojmë se Shakira ka qenë kryefjalë e mediave rozë për muaj të tërë për shkak të divorcit të zhurmshëm me futbollistin e njohur të Barcelonës, Gerard Pique.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *