Eduarti është me fat që e ka në krah, Arbana i bën surprizën e bukur 24 orë para premierës së filmit “Sofia”

Regjisori Eduart Grishaj tregoi detaje të reja 24 orë para premierës së filmit “Sofia”. I pyetur nga Bieta sot në “Ftesë në 5” për reagimin e Arbanës pasi ishte shprehur në disa dalje të tjera televizive se “është e vështirë në aktrim”, Edi tha:

“Do të kemi një përballje televizive ne. Meqënesë unë kam folur për të gjithë këto kohë, do të jetë radha e saj të flasë për mua”.

Ndërkohë Arbana ishte bashkëpunëtore në një videomesazh surprizë që Tinka Kurti i bëri Eduart Grishaj. Aktorja do të mungojë në premierën e filmit, ndaj i shprehu mirënjohjen përmes një videoje.

Ndonëse ka pak kohë që është bërë sërish nënë, kjo nuk e ka penguar Arbana Osmanin që të udhëtojë jashtë vendit. Moderatorja e njohur ka udhëtuar drejt Italisë por kësaj herë bashkë me Zoin, vogëlushen që ka pak kohë që ka ardhur në jetë. “Përsëri në Itali me Zoin”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Zoi erdhi në jetë në fillim të shtatorit. Krahas fotos së parë me vogëlushen, ajo shkroi disa fjalë të ëmbla.

“Ëndrrat bëhen realitet. Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *