Ankohet prindi nga Durrësi: Mësuesja kap prej fyti nxënësin e klasës së 6, ai nuk ngrihet dot nga dhimbja

Një rast shumw kritik ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ditën e sotme. Bëhet fjalë për një rast të dănonc ùar nga prindi i një nxënësi për dhù në nga mësuesja mbi fëmijën e tij, rast i ndodhur shkollën 9-vjeçare Kushtrimi i Lirisë në Durrës.

JOQ ka mundur të sigurojë edhe kallëzimin penal së bashku me dëshminë e të miturit, nxënës i kalsës së gjashtë, i cili ka rrëfyer dhùnën fizike që ka ushtruar mësuesja mbi të.

“Mësuesja më ka kăpùr nga mesi me thonj dhe më ka përplăsùr në tokë. Unë jam përplăsùr në tokë dhe nuk po ngrihesha dot nga dhimbja”,-dëshmon ai.

Prindërit e klasës të shqetësuar mbi rastin kanë shkruar në redaksinë e JOQ Albania duke shpjeguar se nxënësi ka bërë ankesën te drejtuesit e shkollës, duke u treguar shénjăt në trup, dhe ata u shprehën se do e ndiqnin këtë rast, por jo vetëm që nuk reaguan por e këshilluan prindin të mos bënte kallëzim penal në organet ligjzbatuese, në mënyrë që të mbronin emrin dhe reputacionin e shkollës.

Babai i djalit me inicialet L.LL jo vetëm ka bërë kallëzimin penal ndaj mësueses me inicialet L.P por ia ka parashtruar rastin edhe Drejtorisë Arsimore e Durrësit, e cila pas disa ditësh nga ngjarja nisi një grup psikologësh e sociologësh për ta ndjekur çështjen, me target vetëm bërjen e rekomandimeve e jo marrjen e masave.

”Këto shqetësime iu transmetuan edhe ekipit të dërguar nga Zyra Vendore Arsimore, e megjithatë historia u zvarrit nga të gjitha palët përgjegjëse me shpresën që të sfumohej”,-denoncojnë prindërit për JOQ. /JOQ Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *