Zhgënjimi në Torino, CorSera ngre pyetjen: “Po sikur trajneri ta kishte kuptuar dhe veproi si pasojë?!”

Mbrëmja e së dielës e Milanit në Torino nuk shkoi saktësisht sipas planit pasi skuadra e Stefano Piolit u mund nga Torino i Ivan Juric 2-1. Corriere della Sera kujton se pas 17 ndeshjeve ne transferte ne ligë pa humbje – vetem Milani kishte mbetur ne top 5 ligat pa e pesuar humbjen – seria e pamposhtur e Milanit në Serie A jashtë San Siro përfundoi mbrëmë kundër Torinos, pasi humbën 2-1 kundër ekipit te Juric pas një paraqitjeje mjaft zhgënjyese.

Kuqezinjtë nuk e nisën ndeshjen keq dhe në fakt krijuan dy raste shumë të mira shënimi brenda 10 minutave të para me Rafael Leao që ne te dy rastet mori dy topa te mrekullueshem nga Brahim Diaz, por anësori portugez ne te dy rastet goditi sikur te ishte ne plazh me miqte e tij dhe aspak i fokusuar ne ndeshje. Në fund te pjeses se pare u zëvendësua në pjesa e parë nga Stefano Pioli.

Milani tani ka shkuar në gjashtë pikë larg liderit Napoli dhe kjo ndodh sepse Torino u përshtat mirë me rrezikun e hershëm dhe përfitoi nga mbrojtja e dobët për të shënuar dy herë në dy minuta me anë të Djidji dhe Miranchuk. Pikerisht ne ate moment – shkruan Corriere – nisi nje tjeter ndeshje per Torinon!

Skuadra e Juric nisi te behej agresive, ushtronte presing, te mos lejonte Milanin te luante, duke perdorur fizikun, vonesat e lojes, acarimet e keshtu me radhe, ne menyre qe te prishte qetesine e kuqezinjve dhe ia doli me se miri. Deri ne fund, me kompaktesi dhe me shume vemendje e perkushtim.

Një ndryshim i trefishtë në pjesën e parë erdhi nga Pioli, i cili largoi Kalulu, Diaz dhe Leao për të hedhur ne fushe Dest, De Ketelaere dhe Rebic, por nuk u duk se solli rezultatet e dëshiruara. Junior Messias shënoi golin që ngushtoi shifrat (per me teper me faull), por edhe pse ndeshja mbaroi ne te 97′ nuk eshte se Milani kishte plan te barazonte me ate qe po shihej…

Duhet thene dhe nje gje tjeter: ndryshimet qe beri Pioli erdhen si pasoje e ndeshjes me Salzburg. Praktikisht, trajneri sikur e kishte kuptuar qe skuadra e tij ishte fizikisht por jo menderisht ne Torino dhe u kujdes per te mbarevajtur disa lojtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *