Milan-Salzburg si nje finale! Ndeshja e te merkures ne San Siro sigurisht qe vendos shume per sezonin pasi sic tha edhe Stefano Pioli eshte ai hapi shtese per te bere kete sezon pasi vjet e mbyllen ne vend te fundit ne grupin e Champions!
Milani eshte ne vend te dyte me 7 pike dhe Sazlburg eshte pas tij me vetem 6 pike. Ne San Siro do te mjaftonte edhe barazimi per djemte e Piolit. Nuk mund te thuhet keshtu per austriaket qe ne fundjave luajten duke u kursyer ndaj Hatberg dhe fituan minimalisht. Mendja e tyre eshte ne San Siro.
Trajneri i Salzburgut foli pas fitores së ligës kundër Hartberg të shtunën dhe komentoi ndeshjen e ardhshme vendimtare të Champions League që austriakët do të luajnë në San Siro kundër Milanit të mërkurën. Këto janë fjalët e tij: “Mendoj se të gjithë e keni parë në pjesë të mëdha të ndeshjes (kundër Hartberg) dhe u duk qarte se ndeshja e të mërkurës ishte në kokën tonë.
Le të shkojmë në Milano me kokën lart, do të japim gjithçka që kemi dhe ne mundemi: do të shohim nëse do të mjaftojë apo jo. Unë besoj në stilin tonë të lojës dhe ne mund t’i trembim ata, edhe pse ata janë një ekip i klasit botëror dhe duhet pranuar kjo gje. Nuk kemi asgje per te humbur, vetem per te fituar.
Ne kemi nevojë për një mbrëmje absolutisht perfekte në Milano dhe ndoshta nuk do te mjaftonte pasi do te duhet edhe nje mbremje jo aq e mire e Milanit gjithashtu”, u shpreh trajneri i Salzburg. Salzburg-Milan ne Austri perfundoi 1-1 dhe kuqezinjte iu afruan edhe fitores ne fund me Leaon qe u ndal nga shtylla…