Shqipëria do luajë në “Elite Round”! 14 nga 23 lojtarë ishin nga futbolli shqiptar, kemi një brez të artë

Shqipëria U-17 ka kaluar sot zyrtarisht në grupet e Europianit. Kombëtarja e drejtuar nga Bulku arriti që të kalonte mes më të mirave në turneun që do të zhvillojë fazën finale në Hungari nga datat 17 maj deri në 2 qershor të vitit 2023.

Brezi i ri i Shqipërisë po vjen, ai që ngroh zemra tifozësh. Vërtet interesant është fakti se nëse shohim listën e lojtarëve që u përdor nga trajneri Ervin Bulku për të arritur kaq larg, ka prodhim bio.

Jo pak, por 14 lojtarë nga 23 të thirrur për ndeshjet kundër Suedisë, Kroacisë dhe Uellsit ishin pjesë e futbollit shqiptar.

Lojtari që ka spikatur më shumë te kjo grupmoshë, por që nuk arriti të shënonte në këto tre takime ishte Flavjo Sulejmani i Perguias. Ndërkohë dy gola kundër Suedisë arriti që t’i realizonte Dean Vranici, pjesë e Sudtirol.

Edhe pse nuk kanë përfunduar ende tre grupe kualifikuese, tanimë Shqipëria ka sigurinë matematike se do të jetë mes skuadrave të kualifikuara në turin tjetër, që zhvillohet zakonisht në muajt mars dhe prill.

Për herë të fundit, përfaqësuesja U17 ishte kualifikuar në Elite Round në vitin 2013, kur skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç dhe që kishte në përbërje emra si Keidi Bare, Elhan Kastrati, Ardit Toli apo Ardit Deliu, siguroi kalimin në raundin tjetër të turneut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *