Repubblica | Ideja e çuditshme e Juventusit quhet Stefano Pioli. Çfarë po ndodh?!

Në qendër të kritikave pas humbjes se fundit ne Torino përfundoi edhe Stefano Pioli. Trajneri i Milanit nuk arriti të kthente kursin dhe ndryshimi i Leaos nuk solli rezultatet e dëshiruara. Kuqezinjtë u fundosën në Torino, duke parë kështu Napolin të shpëtojë, i pari në +6 në renditje.

Një renditje, pas dymbëdhjetë javesh, që sigurisht nuk mund t’i kënaqë kuqezinjtë. Djalli është i treti, gjithashtu pas Atalantës. Pas Milanit janë Interi i Simone Inzaghit me dy pikë dhe Juventusi i Massimiliano Allegrit (-4 nga Milani). Ekipet dhe teknikët, të cilët janë kritikuar shumë në periudhën e fundit.

Në realitet, zikalterit arritën të ngrenë kokën. Nga ana tjetër, bardhezinjtë vazhdojnë të belbëzojnë dhe e ardhmja e ish-trajnerit të kuqezinjve është gjithmonë në ekuilibër. Ditët e fundit emra të ndryshëm janë lidhur me pankinën e Zonjës së Vjetër, nga Mancini, duke kaluar nga Simeone, Pochettino dhe Conte.

La Repubblica, në stendat e gazetave këtë mëngjes, shkruan se Juve do të kishte menduar edhe për Piolin: trajneri ne fjale – lexojmë megjithatë te gazeta e njohur – nuk dëgjon sirenat bardh e zi. Rinovimi me Milanin duket i qartë dhe i pashmangshem. Objektivi eshte kualifikimi ne fazen tjeter te Champions League dhe pas saj do te kete nje takim ne Casa Milan.

Nga ana tjetër, ka qenë vetë Pioli, në konferencën në prag, i cili ka konfirmuar se rinovimi është vetëm çështje kohe dhe se nuk ekziston asnje pengese mes paleve. Maldini, Massara, Gazidis dhe madje edhe Gerry Cardinale i besojne verberisht punes se trajnerit dhe nuk e vendosin ne diskutim per asgje ne bote momentalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *