MVP dhe lider absolut i Milanit sezonin e kaluar, një protagonist i madh edhe këtë vit. Rafael Leao kaloi në një natë të keqe kundër Torinos, aq sa Pioli duhej ta zëvendësonte atë që në pjesën e parë. Sulmuesi portugez, në fakt ka dështuar në mënyrë sensacionale dy raste të lehta shënimi që në minutat e para.
VIDEO HIGHLIGHTS TORINO-MILAN 2-1
Gabime që rezultuan shumë të rënda, duke qenë se Torino më pas gjeti dy gola me Dijdij dhe Miranchuk, duke e komplikuar shumë planin e ndeshjes së Milanit. Leao pas dy gabimeve, edhe pse i shtyrë nga Pioli, përkundrazi doli nga gara pa mundur të ndikojë si zakonisht.
Një natë e keqe përfundoi tashmë në 45′, kur Pioli preferoi të fuste në vend të tij Ante Rebic. Vetëm pak ditë më parë Leao ishte protagonist absolut në fitoren bom*astike të Milanit në Ligën e Kampionëve në Zagreb dhe kushedi nëse mendimi i Champions League, me ndeshjen vendimtare kundër Salzburgut, të planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në “San Siro”, nuk rëndonte në kokën e portugezit.
Ai u shfaq një “alter ego” e largët e lojtarit të admiruar prej muajsh tashmë. Këtë sezon, Leao kishte munguar vetëm në ndeshjen e madhe kundër Napolit për shkak të skualifikimit, deri më tani, duke shënuar 6 gola dhe dhënë 9 asiste në 15 paraqitje në Serie A e Champions League. Me pak fjalë, numra absolutë prej lojtari kryesor.
Borja Valero, një ish-futbollist i njohur i Serie A është shprehur për DAZN duke ngritur nje pyetje: “Duhet të përmbysësh ndeshjen dhe largon Leaon?! Nuk e di… Duhet theksuar, duhet të pyesësh trajnerin. Ndoshta për qëndrimin e lojtarit, sjelljen e tij… Në disa raste ai ishte me kokën ulur dhe ndoshta trajnerit nuk i pëlqeu mënyra se si sillej”.
Pas ndeshjes, trajneri kuqezi e shpjegoi zëvendësimin si më poshtë: “Nuk ishte mbrëmja e tij më e mirë, kjo është evidente. Unë kam lojtarë të tjerë me karakteristika të ndryshme dhe jam përpjekur të ndryshoj”.
Milani duhet të harrojë menjëherë humbjen e djeshme, ashtu si Leao duhet të lërë mënjanë paraqitjen zhgënjyese ndaj Torinos, sepse të mërkurën do të jetë sërish radha e tij për të tërhequr zvarrë Djallin kundër Salzburgut, një ndeshje që mund t’i japë një kthesë të rëndësishme sezonit të Milanit.