Pioli pranon superecurinë e Napolit, edhe pse renditja e Milanit mbetet thuajse si vjet. Kalendari dhe fundjava vendimtare…

Gara per Scudetto sivjet duket se do te kete shume protagoniste dhe jo vetem Milan-Inter si ne dy vitet e fundit. Pozicionin e “lepurit” te arratisur e ka marre Napoli i Spallettit qe nuk ndalet dhe qe vazhdon te fitoje si ne Itali ashtu edhe ne Champions! Me 10 fitore dhe 2 barazime, 32 pike per djemte auxurre, teksa me pas vijne Atalanta, Milan e keshtu me radhe….

Stefano Pioli ka folur në mikrofonat e DAZN pas ndeshjes Torino-Milan pas disfatës së keqe ndaj skuadrës së Juric. Një disfatë që largoi kuqezinjtë nga Napoli i cili tashmë është +6 në pozitën e parë, i freskët nga fitorja 3-0 ndaj Sassuolos në Diego Armando Maradona.

Fjalët e teknikut: “Jam i zhgënjyer sepse doja të vazhdoja serinë pozitive, donim një rezultat tjetër. Por ne kemi synime të rëndësishme dhe duhet të reagojmë menjëherë. Ndeshja e sotme ishte e rëndësishme për të mos u larguar shumë nga Napoli. Zhgënjimi vjen prej andej.

Kampionati është i gjatë, por ne duhet të rifillojmë menjëherë rrugëtimin tonë dhe të fitojmë ndeshjet e radhës deri në pushim. Napoli eshte duke bere nje ecuri te jashtezakonshme dhe duhet pranuar qe po ecen fort”. Ne fakt, sivjet, Milani edhe pse ka thuajse te njejtat pike si sezonin e shkuar ne Serie A, fakti eshte qe Napoli eshte pertej pritshmerive…

Pas Salzburg, qe do te jete nje finale, Milanit nuk i falen me gabime pasi nga 4 ndeshje te mbetura ne leter jane ekipe te kalueshme si Spezia, Cremonese dhe Fiorentina me pas. Duhen 9 pike te plota ne Serie A pasi java qe vjen do te jete pak vendimtare duke pasur disa duele direkt: Juventus-Inter, Atalanta-Napoli dhe Roma-Lazio!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *