“Performanca e tij larg asaj që u pa dy vitet e fundit, faji i golit të parë!”, akuzohet lojtari i Milanit!

Gazetari sportiv i Sportitalia, Tancredi Palmeri ka komentuar në Twitter paraqitjen e Fikayo Tomorit pas humbjes së rëndë të Milanit ndaj Torinos. Mbrojtësi anglez duket se ka rënë në performancë në këtë fillim sezoni në krahasim me kampionatet e mëparshme të luajtura me fanellën e djallit.

Një periudhë që po bëhet gjithnjë e më e gjatë, me kuqezinjtë që do të donin ta gjenin qendërmbrojtësin e vitit te shkuar ne paraqitje më të mira. Tomori gjithashtu doli edhe me te kuq ndaj Chelsea-t ne San Siro dhe shkaktoi penallti, duke e lene skuadren me dhjete.

Gjithashtu ai beri mjaft keq ne Londer ndaj Chelsea-t. Pra, disa ndeshje dhe disa paraqitje jo te mira per Tomorin qe karakterizohet nga perqendrimi maksimal. Tancredi Palmieri nuk e kursen: “Edhe një tjeter top i lartë këtë sezon në të cilin Tomori nuk e sheh dhe eshte përgjegjës për golin e parë. Performanca e tij deri tani nuk është fare e afërt me atë që kemi parë në dy vitet e fundit”.

Kuqezinjtë humbasin për herë të dytë këtë sezon në Serie A pas disfatës në San Siro ndaj Napolit. Një nga paraqitjet më pak bindëse ndonjëherë nën drejtimin e Stefano Piolit, ku as ylliRafael Leao nuk shkëlqeu. Përkundrazi, sulmuesi portugez u zëvendësua nga trajneri kuqezi në minutën e 45-të, duke bërë që edhe tifozët të diskutojnë për zgjedhjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *