Milan-Salzburg, arbitri i zgjedhur: ai që zemëroi Juventusin. “Debutues” me kuqezinjtë

Nuk ka shumë kohë për të lëpirë plagët pas humbjes. Për Milanin nesër do të jetë prag i Champions League. Të mërkurën kuqezinjtë do të përballen me Salzburgun për ditën e fundit të fazës së grupeve. Ashtu si vitin e kaluar, rruga e kuqezinjve  u kushtëzua nga arbitrat jo gjithmonë në nivel. Tifozët e Milanit sigurisht që nuk e kanë harruar ndeshjen ndaj Chelseat, në San Siro, ku Tomori u përjashtua padrejtësisht për një kontakt me Mount që çoi në penallti.

Prandaj, veçanërisht në Evropë, mbështetësit e Djallit i kushtojnë vëmendje emërimeve të gjyqtarëve. Antonio Mateu Lahoz u zgjodh për ndeshjen kundër Salzburgut. Bilbili spanjoll do të asistohet nga Pau Cabriàn Devìs dhe Roberto del Palomar. Njeriu i katërt do të jetë Ricardo de Burgos; në Var, megjithatë, do të jetë Alejandro Hernàndez, me gjermanin Bastian Dankert ne AVAR.

Kujtojmë që Milanit do t’i mjaftojë një barazim për të fituar kalimin e turit në 1/16. Me Milanin nuk ka precedentë për bilbilin spanjoll, i cili në këtë Champions League megjithatë ka arbitruar italianët. Ai ishte arbitri i ndeshjes në Izrael mes Maccabi Haifa dhe Juventus.

Një ndeshje në të cilën Lahoz nuk akordoi një penallti të pastër për një faull ndaj Juan Cuadrado.s Ndeshja, më pas, siç dihet, përfundoi me nokautin 2-0 të bardhezinjve dhe aty u dogjen edhe shanset per kualifikim te ekipit te Allegrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *