Zlatan Ibrahimovic ende nuk e ka nisur sezonin për shkak të një problemi në gju qe e detyroi te operohej dhe te niste nje rehabilitim te gjate qe nga fundi i sezonit te shkuar. I operuar në Lyon, majin e kaluar, nën artroskopi në gjurin e majtë për të zgjidhur përfundimisht paqëndrueshmërinë e kyçit, ai pritet te kthehet ne fushe ne janar…
Ligamenti i tij i kryqëzuar anterior u rindërtua, me përforcim anësor dhe riparim menisk. Ndërhyrja ishte e suksesshme dhe Ibra po vazhdon të stërvitet, me shpresën se do të mund të rikthehet sërish në fushë, edhe pse nuk dëshiron të tërhiqet. Edhe larg fushave, megjithatë, Ibra bën të dëgjohet.
Në vrojtimin e intervistës së publikuar nga Canal + Foot, e disponueshme të martën dhe të mërkurën, sulmuesi suedez foli për Francën pas lamtumirës së tij me Paris Saint Germain. I zakonshmi, Ibrahimovic, i cili flet hapur: “Që kur u largova nga Franca, gjithçka po shembet, nuk ka asgjë për të folur. Franca ka nevojë për mua, unë nuk kam nevojë për Francën.
Edhe nëse keni Neymar, Mbappè dhe Messi kjo nuk ju ndihmon: sepse nuk keni Zotin…”, sigurisht nje referim per veten e tij. Arroganca e Ibrahimovic tashme eshte e njohur dhe ai pelqen teprovoje. E beri edhe kur iku nga MLS-ja, kampionati amerikan i futbollit ku tha se “tani mund te ktheheni te shihni bejsboll”…