Goli i Milanit duhej anuluar, po VAR ishte “i fikur” edhe te ky episod që askush nuk përmend (VIDEO)

Me siguri një Milan i keq ai që pamë në Torino. Humbja është rezultat i paraqitjes së keqe të djemve të Stefano Piolit, i cili u zhgënjye shumë nga ajo që pa. Tani duhet të reagohet dhe të behet cmos per të mërkurën në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve kundër Salzburgut. Do te mjaftonte vetem 1 pike per te shkuar me tej ne Champions League edhe pse llogarite shpesh jane te demshme ne keto kompeticione.

Skuadra bëri vetëm një goditje në portë gjatë ndeshjes në stadiumin Olimpico, atë të golit të Junior Messias. Shumë pak. Pritej një reagim i ashpër pas golit të anësorit brazilian, por nuk ndodhi kështu. Zhgënjyen edhe lojtarët që u futën në pjesën e dytë për të dhënë një tronditje. Aq me teper, ai gol mund te ishte anuluar per nje faull te Messias ndaj Buonanotte qe u cbilancua dhe nxorri blof edhe portierin e tij Milinkovic-Savic.

Torino u ankua jashte mase dhe vete trajneri Juric u nxorr me te kuq duke share arbitrat ne menyren me te keqe, ndersa me pas ne intervista dhe konferencen u qetesua. Sigurisht qe goli mund te ishte anuluar por ka nje episod tjeter qe i iku te gjitheve nga syte…

Milani as nuk mund të apelojë për një vendim të gabuar të arbitrit për të justifikuar humbjen por disa tifoze në rrjetet sociale kanë shfaqur një video ku Koffi Djidji prek topin me krah në zonën e penalltise se Torinos. Prekja është e dallueshme, por është krejtësisht e pavullnetshme dhe ndodh pasi Divock Origi ka prekur topin nga një distancë shumë e afërt.

Në këto raste eshte e veshtire te jepet penallti. Duhet të ishte patjetër një goditje këndi, të cilën arbitri Abisso nuk e akordoi. Ky ishte një gabim ne ate aksion dhe fakti qe Origi nuk protestoi ndoshta coi ne nje vendim per rivenie fundore. Por, ajo qe bie ne sy eshte se as telekronistet live nuk folen fare, ashtu si edhe replay ishte vetem 1 dhe i shpejte ose VAR nuk therriti arbitrin qe ta gjykonte ai prekjen dhe se sa ishte ndikuese…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *