Moderatorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Einxhel Shkira, ka përzgjedhur këtë Halloëeen një kostum të këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës.
Kjo e fundit u shfaq në një nga koncertet gjatë turneut “Future Nostalgia”, e gjitha me rozë dhe me doreza të po së njëjtës ngjyrë, duke tërhequr shumë vëmendje.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Einxhel, e cila krahas imazheve të bukura, ka shkruar: “Duhej të dukesha si Dua Lipa në turne, por më shumë dukem si ‘Dua Lipa në shtatzëni’”.
Kujtojmë që moderatorja pritet që shumë shpejt të bëhet nënë e një djali. Ajo dhe partneri i saj, Dj Dagz, u njohën gjatë aventurës në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe tani po shijojnë një nga periudhat më të bukura të jetës./
Një dasmë nga Einxhel Shkira dhe Dj Dagz? Po, dhe një super dasmë madje. Këtë e ka konfirmuar vetë moderatorja përmes një postimi që ka bërë në rrjete sociale. Moderatorja ka publikuar një shkrim, ku thuhej se do të bënin një ceremoni private, por në fakt, ajo pohon se nuk do të jetë kështu.
Jo vetëm që do të ketë një dasmë, por do të jetë dhe madhështore. “Jo dasëm…por super dasmë do të ketë”, shkroi ajo. Kujtojmë që Einxhel dhe Dagz, dashuria e të cilëve lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata pritet të bëhen shumë shpejt me një djalë.