Ka pak nota kaluese në notat e sotme të Gazzetta dello Sport pas humbjes së Milanit në fushën e Torinos: vetëm Tonali, Gabbia, Messias, Diaz dhe Dest e merituan noten 6. Gjysmë votë më pak për Tatarusanun, Tomori dhe Rebic, ndërsa morën 5 Theo Hernandez, Pobega, Origi dhe De Ketelaere. 4.5 për Kalulu, por vota më e keqe (4) i takon Leaos që humbi dy gola të bujshëm në fillim të ndeshjes.
Pas humbjes ndaj Torinos, Tommaso Pobega lëshoi këto fjalë në mikrofonat e Milan TV: “Na mungoi kthjelltësia në zgjedhjet e bera ne loje. Kur gabon kaq shumë, është e vështirë të jesh i rrezikshëm”. Për humbjen: “Një ndeshje nuk përcakton gjithçka. Tani duhet ta lëmë mënjanë menjëherë dhe të rifillojmë nesër në funksion të ndeshjeve të radhës”.
Për vështirësitë ndaj skuadrave të vogla: “Ne e përgatitëm mirë këtë ndeshje. Më pas episodet ndryshojnë ndeshjet. Sot nuk ishim të kthjellët”. Për performancën: “Ne menduam se do të gjenim më shumë hapësirë. Duhet të ishim më të saktë, nëse do të kishim qenë tani ndoshta do të ishim këtu duke folur për një lojë tjetër.”
Giuseppe Bergomi, ish-mbrojtësi i njohur, analizon nokautin e pësuar nga Milani në fushën e Torinos gjatë ‘Sky Calcio Show’: “Në një kampionat është si një xhiro me etapa, ka etapa që janë të pabesa dhe ndeshja që ka pasur sot Milani ishte tinëzare.
Torino është i ekip i shëndoshë fizikisht dhe atletikisht, bëri një lojë të shkëlqyer, Milani përveç 10 minutave të para nuk gjuajti më në portë. Për të fituar kampionatet duhet të japësh vazhdimësi rezultatesh dhe të bësh vija sa më te gjata fitoresh. Ky është një dëmtim për Milanin”.