Vedat Muriqi shënoi gjatë fundjavës golin e tij të gjashtë në nëntë ndeshje në La Liga, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më në formë të kampionatit spanjoll.
Vetëm një vit më parë, shtatlarti kosovar përshkruhej nga shtypi italian pothuajse si një futbollist amator, sigurisht dështimi më i madh i merkatos së Lazios.
Por tashmë kosovari i ka lënë pas polemikat dhe ofendimet italiane, dhe ka gjetur “shtëpi” në ishullin spanjoll, ku të gjithë e thërrasin “Pirati”.
Dashurinë e tifozëve për të e pohon edhe trajneri i Mallorca, Javier Aguirre. “Besoj se Muriqi ishte fati jonë. Vjet kishim një opsion për blerje por nuk i arrinim ato shifra.
Pastaj ai nuk kaloi vizitat mjekësore në Brugges, dhe Lazio uli çmimin për ne”, rrëfen trajneri që shton duke qeshur se “është pak i shëmtuar, por në e duam të gjithë”.
Kujtojmë se Muriqi në 10 ndeshje ka shënuar 6 gola këtë sezon në La Liga me Mallorcën, duke shënuar 60% të golave total që ka shënuar ekipi i tij.