Torino-Milan, Pioli: “Të zhgënjyer, një disfatë që dhemb”. Dhe i tërheq veshin Rafa Leaos

Pas fitores së Dinamos së Zagrebit në Champions League, Milan ishte në kërkim të fitores së pestë radhazi në Serie A. Por ndeshja ishte shume e komplikuar kundër Torinos dhe në fund erdhi disfata 2-1.

Stefano Pioli në fund të ndeshjes u dorëzua para mikrofonave të DAZN dhe komentoi për paraqitjen dhe rezultatin përfundimtar: “Sigurisht që nuk ishim shumë të kthjellët, nuk bëmë një lojë të nivelit teknik. Ne nuk ishim të mirë në episode që mund të ndryshonin lojën, si në zonën e tyre ashtu edhe në tonen. Kemi pranuar shumë aksione te tyre”.

Çfarë i mungonte Milanit sonte? Trajneri përgjigjet si më poshtë: “Duhej të mbanim topin më shumë, të qëndronim më të hapur në të majtë me Leaon, na mungonte një dalje e gjerë. Lëvizja dhe rrjedhshmëria e lojës nuk ishin të shpejta, lëvizjet nuk ishin të sakta. Ishim të rrezikshëm, por jo mjaftueshëm për të dalë nga ngërçi”.

Pioli shpjegoi edhe zgjedhjen për të bërë tre ndryshime pas pushimit: “Doja të ndryshoja diçka, doja më shumë gjallëri dhe lëvizje pa top, akoma më shumë shtytje me Dest në të djathtë”.

Ai flet edhe dër Rafa Leaon, i zëvendësuar pas pjesës së parë: “Nuk ishte mbrëmja e tij më e mirë, kam lojtarë të tjerë me karakteristika të ndryshme dhe u përpoqa të ndryshoja frontin e sulmit. Fatkeqësisht nuk mundëm ta kthenim rezultatin.

Kjo disfatë dhemb, jam i zhgënjyer. Ne donim të vazhdonim serinë pozitive dhe prisja një paraqitje bindëse, duhet të punojmë mirë në ndeshjet e ardhshme. Duhet të reagojmë dhe të demonstrojmë gjëra të tjera”.

Kuqezinjtë shkojne tani 6 pike mbrapa Napolit. Trajneri komenton: “Ndeshja e sonte ishte e rëndësishme për të qëndruar në vend të dytë dhe për të mos u distancuar nga Napoli, i cili po bën një kampionat të jashtëzakonshëm. Sezoni është i gjatë, do të përpiqemi t’i fitojmë ndeshjet e radhës para pushimit. Tani kjo disfatë duhet të regjistrohet dhe të mendohet për të mërkurën”.

A do të luajë Salzburgu si Torino të mërkurën në San Siro në ndeshjen e Champions League? Pioli nuk mendon: “Nuk është pjesë e tyre të qëndrojnë të mbyllur, edhe pse do të jenë agresivë. Mendoj se do të kenë një mentalitet ndryshe nga ai i Torinos, mendoj se do të jetë një ndeshje tjetër”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *