Në mesin e shumë lojtarëve shqiptarë që bën hapa të mëdhenj si Uzuni, Kastrati dhe Cokaj, ishte edhe Indrit Tuci. Sulmuesi kuqezi kishte të ardhme të madhe përpara, por dëmtimet e shpeshta e lanë shumë mbrapa në karrierë, për të mos bërë kalimin e shumëpritur.
Aktualisht lojtari 22-vjeçari është i vetmi me Mersinajn që vijnë nga Shqipëria te Lokomotia e Zagrebit, pa harruar edhe Salihun, shqiptarin e Kosovës.
Ndërkohë Tuci ka gjetur golin e karrierës në minutën e 96 të takimit ndaj Hajdukut të Splitit, duke marrë barazimin me shifrat 2-2. Sulmuesi ka lëshuar një predhë të vërtetë, me golin që na kujton Zinedine Zidane si futbollist.
Edhe sulmuesi tjeter i Kombetares, Bekim Balaj duket se po gjen formën e tij të mirë, ku së fundmi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar, pas golit të shënuar në miqësoren kundër Arabisë Saudite me Kombëtaren, ai ka shënuar edhe në kampionat me skuadrën e Keciorengyçy, në transfertë kundër Tuzlasporit.
Në një top të shërbyer në zonë, Balaj u gjend i lirë dhe i mjaftoi që ta shtynte drejt rrjetës, për të çuar rezultatin në 1-3, duke vulosur kështu fitoren.
Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit për skuadrën e Keciorengyçy, e cila ndodhet në vendin e dytë të kategorisë së dytë në Turqi.