Reja e injoroi, anësori shënon gol fantastik! (video) Sa shumë punë do i bënte Shqipërisë ky lojtar

Lokomotiva e Zagrebit dhe Hajduku i Spilitit kanë barazuar 2-2 në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kroacisë.

Emir Sahiti dhe Indrit Tuci ishin në listën e realizatorëve për skuadrat e tyre, duke shënuar nga një gol. Sahiti e kaloi Hajdukun në epërsi në minutën e 61-të, duke zhbllokuar rezultatin e ndeshjes.

Fillimisht shënoi Aliyu Ibrahim në minutën e 88-të, me një asistim të Tucit. Lojtari shqiptar më pas i dha goditjen Hajdukut, duke i barazuar shifrat në minutën e 90+6-të, për t’i ndarë kështu pikët.

Në minutën e fundit shtesë, atë të 96-n, erdhi edhe kryevepra e sulmuesit shqiptar. Pas zhvillimit të një goditje dënimi, topi shkoi të sulmuesi i cili me një gjuajtje fluturimthi që kujton shumë atë të Zidan në finalen e Ligës së Kampioneve me Real Madrid.

Sulmuesi kuqezi dërgoi topin pas krahëve të portierit, duke i dhënë barazimin 2-2 skuadrës së tij ndaj një skuadre pretendente për titull në Kroaci.

Tuci aktualisht ka tri gola dhe dy asistime, ndërsa Sahiti ka shënua dy gola dhe ka një asistim. Anësori dardan vazhdon formën e tij të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *