Humbja e Milanit ndaj Torinos me dy golat e shënuar nga Djidi dhe Miranchuk është e hidhur për kuqezinjtë, ndërsa ka pasur vetëm një episod moviole që është diskutuar, goli i shënuar nga Junior Messias pasi shtyu lehtë pas shpine Buongiorno dhe ky i fundit nxorri blof edhe Milinkovic-Savic që kishte dalë nga porta.
Trajneri Juric protestoi dhe mori edhe të kuq, ndërsa ka disa pyetje edhe për golin e shënuar të Torinos, të dytin, në pjesën e parë. Goli i Miranchuk erdhi në minutën e 37-të dhe i dha ekipit granata avantazhin 2-0. Disa dyshime në fakt, pasi ne fillim të aksionit si Pellegri ashtu edhe Vlasic duket se janë në pozicion jashtë loje.
Dy sulmuesit granata janë mjaft qartë përtej vijës së mbrojtjes së kuqezinjve. Të dy marrin pjesë në aksion, me topin që më pas arrin te Miranchuk i cili me te djathten deperton ne zone dhe shenon. Në te vertete, goli është absolutisht i rregullt dhe për një arsye shumë të thjeshtë.
Dy lojtarët e Toros janë vërtet në një pozicion të parregullt dhe pertej linjes, por topi vjen direkt nga rivenie fundore e portierit Milinkovic-Savic. Ashtu si rivëniet anesore, rregullorja flet qarte qe edhe ne keto raste nuk përfshin pozicion jashtë loje.
Ndryshe do te kishte qene nese portieri do te kishte dhene pasimin duke e levizur topin ne toke dhe shtyre perpara ndaj aty behet nje futbollist qe merr pjese ne ndertimin e aksionit. Kjo eshte arsyeja pse edhe VAR nuk ka therritur arbitrin kryesor Abisso.