Pioli “dënon” ekipin pas humbjes: “E kam vendosur!” Pastaj kritikon sulmuesit e tij dhe tërbohet kur e pyesin mbi Bennacer

Vetem tre tentativa me Leao-n, nje gol i Messias i diskutuar dhe nje prove nga jashte zone e Dest me topin afer shtylles! Kaq ishte ndeshja e Milanit ne aspektin e sulmit dhe trajneri Pioli nuk eshte aspak i kenaqur.

Duke folur per Milan TV pas disfatës ndaj Torinos, trajneri kuqezi ka pranuar: “Rezultatet vendosen në zonën e penalltisë. Ne nuk ishim të kthjellët në fillim të ndeshjes, më pas dy golat e komplikuan ndeshjen. U pa dëshira për t’u rikuperuar, ne u përpoqëm, por nuk ishte mbremja jone më e mirë.”

“Epërsia e dyfishtë i dha Torinos më shumë bindje dhe me pas per ata ishte nje ndeshje edhe me e qete ne kete aspekt. E nisëm mirë edhe në pjesën e dytë, provuam deri në fund, por nuk ishim të saktë ashtu si duhet te ishim dhe sidomos jo te qete me topin”.

Për ekipin: “Dy golat e pesuar brenda pak minutash na kanë demoralizuar. Ne u përpoqëm të reagonim, por nuk ishim cinike dhe teknikisht të pastër ashtu si u kisha kerkuar djemve”. Për sulmin: “Te mbanim topin nga mbrojtja e tej nuk ishte i lehtë, ata shtypnin mirë dhe ushtronin presion. 4 sulmuesit përpara duhej të lëviznin më mirë, ne u futëm shumë pak në thellësi”.

A varet skuadra nga Bennacer? “Nuk dua të heq asgjë nga cilësitë e tij, por ne nuk jemi absolutisht të varur nga Bennacer: sot mesfushorët ishin të mbuluar nje kunder nje, duhej të bënim më mirë me mbrojtësit e krahut dhe te hapnim lojen ne ato korsi”.

E prisnit një Torino të tillë? “Po, Torino mori të gjitha pozicionet që prisnim. Ata luajtën lojën e tyre dhe bënë më mirë se ne” Si po përgatiteni për ndeshjen e Champions League tani? “E kam vendosur! Sonte do te flemë ne Milanello, nesër do të vlerësojmë gjithçka. Nuk mendoj se është e vështirë të përgatitemi për ndeshjen e së mërkurës: kemi hapin e parë të sezonit, do ta përgatisim me mentalitetin e duhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *