NGA SPANJA | Milan-Ziyech, rihapet pista! Ka disa ndryshime thelbësore

Milani ka shpresuar për një transferim në merkato gjatë gjithë verës së kaluar, pa mundur të afrohet në mënyrë konkrete për shkak të kostove të larta të operacionit. Por tani, sipas thashethemeve të fundit, kohët duken më të pjekura.

Këtë herë lojtari do të dukej shumë pranë një transferimi në Serinë A, pikërisht me fanellën e kuqezinjve. Po flasim për Hakim Ziyech, një telenovele e vërtetë në merkaton e Milanos. Marokeni i Chelseat ka vendosur të largohet nga klubi anglez, ku ka gjithnjë e më pak kohë dhe ndihet shumë.

Lajmi është raportuar nga Spanja, pikërisht nga portali i merkatos Todofichajes.com. Sipas tyre, Ziyech do të kishte vendosur tashmë që aventura e tij angleze ka marrë fund. As ardhja e Graham Potter në pankinë nuk e ka ringjallur pozicionin e tij, pasi ai ka qëndruar në stol në tre ndeshjet e fundit zyrtare të Chelseat.

Duket se kontaktet mes agjentit të Ziyech dhe drejtuesve të Milanit tashmë janë duke u zhvilluar, këtë herë pa probleme të mëdha. Klubi kuqezi dëshiron të provojë ta marre në Milanello në janar, me formulën e huazimit.

Një blerje e afërt me 30 milionë euro (e negociueshme deri ne 20 mln euro dhe bonuse) do të shtohet brenda operacionit si mundesi e fundit te sezonit! Milani e ka seriozisht dhe këtë herë ata janë të bindur se mund të arrijnë ne kete operacion. Ziyech do t’i jepte alternativa taktike dhe teknike lojës së zotit Pioli, veçanërisht në korsinë e djathtë të sulmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *