Lojtar fantastik! Djaloshi shqiptar iu shënon dy gola gjigantëve të Fenerbahce (video)

Në Superligën turke po luhet sfida mes Istanbulsporit të shqiptarëve dhe gjigantëve të Fenerbahce, rezultati momental 2-3 për miqtë.

Për vendasit dy golat i ka shënuar shqiptari Jetmir Topalli, që po tregon një formë të mirë këtë sezon, por nuk është marrë në konsideratë nga Kosova.

Në fillim të pjesës së dytë, Topalli ka shfrytëzuar mirë një gabim të mbrojtjes së ekipit të Fenerbahçes për të kaluar edhe portierin dhe për të shënuar.

Ndërsa në minutën e 67-të, Topalli shënoi golin e dytë për vendasit, të cilët tani po kërkojnë të gjejnë edhe golin e barazimit.

Tek Istanbulspor luajnë 5 shqitarë, por vetëm dy prej tyre e kanë nsiur titullar sot, Valon Ethemi dhe autori i dy golave Jetmir Topalli.

Kristal Abazaj dhe Sindrit Guri gjenden në stol, ndërsa Eduart Rroca nuk është grmbulluar fare dhe nuk gjendet as në listën e të dëmturrëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *