Ekipi i tij po bën mjaft mirë në Turqi, Bekim Balaj shënon golin më të lehtë në karrierë (video)

Bekim Balaj duket se po gjen formën e tij të mirë, ku së fundmi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi shqiptar, pas golit të shënuar në miqësoren kundër Arabisë Saudite me Kombëtaren, ai ka shënuar edhe në kampionat me skuadrën e Keciorengyçy, në transfertë kundër Tuzlasporit.

Në një top të shërbyer në zonë, Balaj u gjend i lirë dhe i mjaftoi që ta shtynte drejt rrjetës, për të çuar rezultatin në 1-3, duke vulosur kështu fitoren.

Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit për skuadrën e Keciorengyçy, e cila ndodhet në vendin e dytë të kategorisë së dytë në Turqi.

Edhe sulmuesi tjeter i Kombetares Taulant Seferi ka realizuar sërish me fanellën e Vorskla Poltavës. Ish-sulmuesi i Tiranës, ka shënuar në ndeshjen ku ekipi i tij i Vorsklës ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Minaj, e vlefshme për javën e 10-të në Premier Ligën ukrainase.

25-vjeçari ka shënuar golin në minutën e 19′ pas një asisti të Olijnnyk duke u treguar i saktë përpara portës me një goditje të bukur brenda zonës.

Për Taulant Seferin, ky ishte goli i tij i dytë në 10 ndeshje në kampionat me fanellën e Vorsklës, ekip ku u transferua merkaton e verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *