Egi i Klanifornia: Kam veshur fustanin e mamit! Ermal Mamaqi është prodhim sere

Aktori i njohur dhe i preferuar për publikun Poni ishte në emisionin “Why Not” në RTV ORA me moderatoren Roza Lati.Ai i është përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarit jashtëtokësor të “Why Not”.

Gazetari jashtëtokësor Xhoi e pyeti Egleinin: Nëse Beni ecën vetë, Ermali të ka kopjuar ty apo ecën vetë? Eglein Laknori u përgjigj duke thënë se “Ermali është prodhim sere”. Por se për çfarë e ka fjalën Eglein Laknori nuk mund ta themi me saktësi.

Në emisionin “Why not? ” në RTV ORA me moderatoren Roza Lati, Egleini komentoi disa foto të tijat. Një ndër to ishte një foto me këngëtaren Eneda Tarifa.

Fotoja ishte bërë në një aktivitet në festën e fundvitit. Ai tregoi se fustanin që kishte veshur ia kishte marrë mamasë së tij.

Eglein Laknori: Këtu jam me Eneda Tarifën. Shiko sa e ka gjuhën si kollare. Shihe! Kemi qenë në një aktivitet bashkë në një nga këto kompanitë që bëjnë festën e fundvitit, unë isha moderatori kurse enda këndonte. Është fustani i mamit.

E ka pasur dikur e kam veshur unë. Ja kam marrë mamit ose Anës. Mamit i marr rroba kur bëj ndonjë aktivitet në punë ndonjë korse ndonjë gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *