Derbi kuqezinjsh në Spanjë, e pabesueshme çfarë humbet Sadiku (video)

Ka nisur në orën 18:30 derbi i kuqezinjve në La Liga2 mes Cartagenas dhe Granadas, ku përballë njëri-tjetrin janë Armando Sadiku dhe Myrto Uzuni.

Sfida nisi me ritëm të lartë dhe që në minutën e katër Armando Sadiku humbi një mundësi ideale për të shënuar, teksa përballë portierit kërkoi driblimin, por topi iu larguar shumë nga këmbët pa mundur të kthejë drejt rrjetës.

Granada dhe Myrto Uzuni arrijnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës. Sulmuesi i kombëtares do të jetë pjesë e spanjollëve për të paktën edhe katër vite të tjera, deri në 2026-tën. I afruar tek Granada në muajin janar, Uzuni është shndërruar në këtë sezon në yllin e skuadrës falë tetë golave të realizuar në 12 ndeshje të La Liga 2.

27-vjeçari është kryesuesi më i mirë në La Liga 2 duke u shndërruar në udhëheqësin e Granadës dhe shpresën më të madhe të drejtuesve të klubit për t’u rikthyer menjëherë në elitë.

Ndaj, Uzuni do të vijojë të jetë pjesë e projektit dhe drejtuesit e kanë përkthyer besimin në një kontratë të re, të përmirësuar në çdo aspekt.

Aktualisht, Granada mban vendin e pestë në kampionat me 20 pikë, tre pikë larg vendit të parë. Megjithatë, nëse Uzuni ruan vazhdimësinë përgjatë sezonit, atëherë nuk do të jetë e largët dita kur suksesi dhe kreu t’i përkasë atyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *