“Copa m*ti, t’iu vijë turp!” Tërbohet Juric, goli i Milanit duhej anuluar për faull. Trajneri pas ndeshjes: “E humba pak aty…”

Numri i rezultateve të dobishme të njëpasnjëshme të Milan ne transferte ne Serie A ndalet në 17, nga të cilat 12 fitore dhe 5 barazime deri diten e sotme kur e mundi Torino! Asgjë për të bërë për rekordin që tashmë ishte i vështirë për t’u arritur, i cili i përket Milanit të Fabio Capello-s, i pamposhtur nga viti 1991 deri në 1993 për 38 ndeshje radhazi.

Koffi Djidji, mbrojtësi i Torinos, komentoi në mikrofonat e Daznit fitoren 2-1 ndaj Milanit falë edhe një prej golave ​​të tij: “Ishte një ndeshje e rëndësishme për ne, patëm një ndeshje të shkëlqyer dhe nuk ishte e lehtë duke pasur parasysh kundërshtarin.

I japim vazhdimësi fitores ndaj Udineses dhe te mos harrojme qe mundëm kampionët e Italisë, pra top ndeshje. Juric e donte këtë fitore, të gjithë jemi të lumtur. Goli? Jam i lumtur, ishte një emocion i madh”.

Por ka edhe polemika per kete ndeshje! Goli i Messias në minutën e 67-që rihapi Torino-Milanin shkaktoi reagimin e furishëm të Juric, i cili u përjashtua nga arbitri Abisso. Kur rezultati ishte 2-0 për ekipin granata, anësori kuqezi gjeti golin, por Toro protestoi: Messias shtyu Buongiorno-n, në mbulim në daljen e Milinkovic-Savic.

Topi mbetet aty dhe rbaziliani e dergon ne porte pa portierin. Arbitri nuk ka fishkëllyer një faull dhe VAR nuk ka ndërhyrë sepse e ka vendosur arbitri vazhdimin e aksionit. Kjo ka ndikuar ne terbimin e Juric në pankinë: “Turp për ju, copa m*ti…”, bërtiti ai duke marrë përjashtimin.

Në përfundim të ndeshjes mes Torinos dhe Milanit, e vlefshme për ndeshjen e 12-të të Serisë A, tekniku i granatës Ivan Juric bëri disa deklarata për ndeshjen në mikrofonat e DAZN. “Zemerimi kaloi. Ishte nje moment qe e humba pak. Mendova se ishte faull nga Messias ai gol. Ne ato momente duhet te isha me i  qete”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *