17-vjeçari në Vlorë i del pàrà makinës dhe i shpëton jetën zogut në rrugë (video)

Një ngjarje aspak e zakontë jo shumë e zakontë ka ndodhur pak më parë në Vlorë, një ngjarje që tregon se në këtë vend ka akoma njerëz të mirë, se jo të gjithë të rinjtë janë të paedukuar dhe të pandjeshëm.

Në një video të publikuar në rrjet shihet një djalë, 17 vjeç, i cili i del para makinës dhe shkon për të shpëtuar një zog që ishte rrëzuar në rrugë. Gjest i rrallë dhe për t’u duartrokitur ky i 17 vjeçarit.

Momenti po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale dhe sigurisht që veprimi i këtij të riu duhet duartrokitur dhe duhet përgëzuar për kulturën që paska.

Shumë të rinj janë të pandjeshëm jo vetëm ndaj kafshëve por edhe ndaj moshatarëve të tyre apo njerëzve më të rritur, duke reaguar me indiferentizëm.

Por jo të gjithë janë kështu, me siguri si ky 17-vjecari në Vlorë ka kudo dhe sa të duash edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

Pavarësisht të gjithave, në këtë vend ka akoma njerëz të mirë, njerëz me zemrën dhe shpirtin e bardhë. Bravo djali, na e rregullove ditën me këtë video.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *