Rafa Leao, “top” lojtari portugez vendimtar i momentit! Statistikat e “Opta”-s flasin… Ish-trajneri: “Merita i takon Piolit. Ju them pse”

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, është lojtari portugez me më shumë gola dhe asistime në të gjitha pesë ligat më të mira këtë sezon deri më tani, thuhet në një raport e publikuar sot nga faqja eksperte e statistikave Opta.

Sulmuesi portugez i Milanit është lojtari më pjellor nga ai vend në Evropë për momentin. Leao ka marrë pjesë në nëntë gola këtë sezon deri më tani, në formën e pesë golave dhe katër asistimeve. Ai është gjithashtu një nga vetëm pesë lojtarët e lindur pas 1 janarit 1999, që ka të paktën nëntë gola dhe asistime.

Ai është në shoqëri shumë të mirë në këtë drejtim, sepse të tjerët janë Jamal Musiala i Bayern Munich, Jonathan David i Lille dhe dyshja e Manchester City, Erling Haaland dhe Phil Foden. Statistikat janë një provë e mëtejshme se Milani ka në dorë një nga lojtarët elitë të Evropës, por ata duhet ta lidhin atë me një kontratë të re sa më shpejt të jetë e mundur.

Gigi De Canio, i intervistuar në Tuttosport, foli gjerësisht për Stefano Piolin dhe kështu gjykoi disa nga idetë e tij si atë të lëvizjes së Kalulu në qendër ose vendosjes së Brahimit në të djathtë: “Demostrimi sesi përmes ideve të tij për futbollin ai arriti të propozonte zgjidhje ndryshe.

Lëvizja e Leaos ishte vendimtare për zhvillimin e vetë lojtarit. Nga performanca e lartë e portugezit ndodhi edhe ndryshimi. Është një vlerë që askush nuk mund ta anashkalojë, që duhet pranuar edhe për Piolin, një trajner vendimtar që ka bërë të mirën e klubit të tij dhe qe e di pse Leaon e duan shume”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *