Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, tha sot se ‘secili ka rrugën e tij’ kur u pyet për formën shqetësuese të të riut belg Charles De Ketelaere. Duke folur gjatë një konference për shtyp përpara ndeshjes së Torinos, trajneri i Milanit iu përgjigj një sërë pyetjesh rreth lojtarëve të ndryshëm në skuadrën kuqezi.
Një nga ata që u veçuan ishte De Ketelaere, i cili iu bashkua klubit nga Club Brugge në verë pas një negociate të gjatë, por ende nuk ka bërë një ndikim serioz te skuadra kuqezi edhe pse pushtoi 35 mln eruo.
Pioli hodhi poshtë rëndësinë e faktit që ai mesfushor sulmues nuk ka krijuar ende një vend titullar të qëndrueshëm për veten e tij, duke e bërë të qartë se gjërat ndodhin në periudha të ndryshme kohore për lojtarë të ndryshëm.
“Është e vështirë të bësh parashikime, secili ka rrugën e vet. Mund të ndodhë që nesër të gjithë ta lëvdojmë De Ketelaere për golin apo lojën që bëri. Kur ka cilësi, inteligjencë dhe disponueshmëri, ekzistojnë të gjitha karakteristikat për ta bërë një talent të lulëzojë në një lojtar të madh.
E rëndësishme është të vazhdojë të punojë me këtë dëshirë, me këtë vullnet, me këtë pasion që kemi të gjithë këtu ne Milanello”, tha Pioli. Trajneri theksoi gjithashtu se nuk ka padurim në terren dhe nga klubi në lidhje me zhvillimin e tij. “Ne kemi pesë ndeshje shumë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen tonë, të gjithë lojtarët janë të fokusuar në këto.
Në Milanello nuk ka padurim, ne kemi largpamësinë dhe qetësinë për të kuptuar rrugën e një djali të ri, ajo që na intereson është cilësia, inteligjenca dhe disponueshmëria: janë të gjithë me të.”